Gruevski mundet, Ahmeti duhet

Londra zyrtare ditëve të fundit lajmëroi se do të zbatojë një studim të detajuar për rolin e Bashkimit Evropian në të gjitha sferat e jetës të britanikëve. Në kushte të krizës në Eurozonë, kjo gjë interpretohet si një tentativë për të ndikuar në reformat në Bashkimin Evropian. Por, projekti shihet edhe si kompromis mes partnerëve qeveritar – Konservatorët e përmbajtur dhe Liberaldemokratët pro Evropian. Nga ky studim, sipas vlerësimeve të ekspertëve në vend, Maqedonia mund të mësojë shumë si qeverisin partitë që kanë këndvështrime të kundërta.

Analizë e Dushko Arsovski

Përderisa bota me padurim i pret fillimet e evenimenteve të para sportive të Lojërave olimpike verore në Londër, një pjesë e madhe e politikanëve britanik me padurim presin rezultatet e një „loje“ tjetër e cila do të duhet të masë efektin e anëtarësisë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Në vjeshtë do të fillojë operacioni i parë i madh për mbledhjen e të dhënave në të gjitha sferat, i cili do të duhet të tregojë se ku ndikon Bashkimi Evropian te qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar. Duke e sqaruar projektin, shefi i diplomacisë britanike William Hague thotë se me këtë operacion nuk vihet në pyetje anëtarësia dhe se kjo gjë bëhet për interesat kombëtare.

„Do i dëgjojmë po me aq interes prodhuesit e makinave për standardet evropiane, si edhe organizatat joqeveritare për politikat për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ose edhe ekspertët e sigurisë për atë se si të përballemi me krimin e organizuar. Gjithashtu do i ftojmë edhe partnerët evropian dhe partnerët e G-20, institucionet evropiane dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të marrin pjesë me të dhënat e tyre.  Ky kontrollim duhet shikuar si një pjesë pozitive e domosdoshme e reformave në Evropë.“

Ish gazetarja e BBC në gjuhën maqedonase, Biljana Georgievska, si njohëse e mirë e situatës thotë se Londra zyrtare po përgatitet për një Bashkim Evropian të ri të mundshëm me rregulla ekonomike strikte. Kjo mund të ketë si rezultat një bashkësi politike më të fuqishme e cila do e linte anësh Britaninë, sepse ajo nuk është anëtare e eurozonës.

„Ato që janë euroskeptikë të fuqishëm besojnë se qytetarët do e thonë atë që asnjë nga politikanët nuk ka guxim ta thotë – që të dalim nga BE. Të tjerët, në këtë mënyrë duan të bëjnë presion më të madh tek liderët evropian, që t’i mundësojnë Britanisë një pozitë më të mirë, t’i japin atë që ajo kërkon.“
________________________________________

Ku pëplasen Konservatorët dhe Liberaldemokratët?
Për momentin, partnerët në qeverinë britanike po përplasen për disa tema të rëndësishme. Për çështjen e reformave në Dhomën e Lartë të parlamentit britanik ose për ligjin për Lordët. Pastaj, për çështjen për raportin ndaj bankave për imponimin e rregullave më strikte, apo më pak strikte për sektorin, i cili praktikisht, e solli Britaninë në një krizë financiare serioze, dhe më në fund, për raportin ndaj BE-së“
________________________________________

Përmbajtje dhe kompromis
Malinka Ristovska Jordanova nga Instituti për politikë evropiane në Shkup vlerëson se nuk ekziston rreziku që rezultatet e studimit të reflektohen negativisht ndaj funksionimit të Bashkimit Evropian, në kushte të një krize ekonomike. 
„Kjo temë ekziston. Rreziku ekziston. Ekziston rreziku dhe është më mirë që të flitet për të se sa të mbyllet kjo temë në emër të njëfarë harmonie. Çdo thërrime e fshehur poshtë qilimit, kurdoherë do të dalë.“

Sipas planit mbledhja e të dhënave do të fillojë në tetor dhe do të përfundojë në fund të vitit 2014. Çfarë mund të shfrytëzojë Maqedonia nga kjo që po bën Britania e Madhe?
„Kur parti të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme, atëherë kjo do të thotë se ndërmerret një studim më i gjerë, një përfshirje më e madhe, dhe çështja nuk mbyllet. Tjetra gjë që duhet mësuar është se si  të udhëhiqet diskutimi dhe si ai të argumentohet. Pastaj, gjëja e tretë që duhet mësuar është se si të nxjerrim mësim, gjegjësisht si do të menaxhohen rezultatet – cilat do të jenë rezultatet politike të gjithë kësaj“, thotë Ristovska Jordanova.

Pas zgjedhjeve të fundit, në Britani qeverisin Konservatorët e Kryeministrit David Cameron në koalicion me Liberaldemokratët e Nick Clegg, që është kombinimi i parë i opsioneve kundërthënëse pas më shumë se gjysme shekulli. Analiza e cila do të realizohet është rezultat i kompromisit të palës së parë, që janë të përmbajtur në raport me BE-në, dhe palës së dytë që janë me orientim proevropian.

„Shqyrtimi do të tregojë të dhëna dhe analiza me të cilat, kuptohet, partitë do mund të vendosin për rekomandimet e tyre politike. Kjo gjë do të sigurojë se diskutimi ynë nacional bazohet në fakte dhe se do të jetë një ndihmesë e dobishme për krijuesit e politikave në të ardhmen“, komenton ministri i punëve të jashtme Hague.

(Mos)Kulturë Politike
Edhe në Maqedoni në pushtet është partia konservatore VMRO-DPMNE dhe BDI socialdemokrate. Por, pjekuria demokratike dhe kultura politike tek ne, me sa duket, është ndryshe. Kështuqë edhe raportet në koalicionin Qeveritar janë të vendosura ndryshe.
Analisti politik Suad Misini jep definicionin e tij:

„Nuk mund të kujtoj ndonjë projekt të përbashkët të cilin e ka realizuar ky koalicion, dhe i cili është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët njësoj. Nga ana tjetër, koalicioni është shumë funksional kur bëhet fjalë për ndarjen e bizneseve dhe sferave të ndikimit. Për paralelizëm etnik në institucione, për punësime që nuk kanë fund dhe, kohë pas kohe, për një qeverisje të dhunshme. Në fund, definicioni do mund të ishte se ky koalicion, VMRO-DPMNE qeveris ashtu si mundet, ndërsa BDI ashtu siç duhet“

Kurse qeveria aktuale britanike qeveris në këtë mënyrë:

“Më shpesh kompromis arrihet pas dyerve të mbyllura. Është e vërtetë se ka sinjale. Se ato shihen në medie qëanësojnë në njërën ose anën tjetër. Por në esencë liderët e dy partive relaisht përpiqn që të arrinë kompromis dhe atë ta justifikojnë para përkrahësve të tyre, sepse edhe njërit edhe tjetrit do ti kërcënohej pozita nëse koalicioni nuk do të funksiononte”, sqaron gazezarja Georgievska. 

Për atë që ka pasur kompromis apsolut në koalicionet qeveritare të deri tanishme në Maqedoni janë prioritet strategjike – anëtarsimi në NATO dhe BE. 

Por sipas Misinit, qeverija aktuale veçohet sepse bën edhe kompromise të tjera por përpiqt që ti fshehë. Për shembull ai e veçon interpertimin autentik të ligjit për amnisti, me çka partnerët qeveritar i mbyllën çështjen e krimeve të luftës, të ashtuquajturat “rastete e Hagës”.
“Ishte e qartë se ishte arritur një konsensus politik që të realizohet në atë mënyrë, edhe pse kishte deklarata burleske të Nikolla Gruevski se ska pasur kompromis, dhe se deputetët vetë kishin votuar në mënyrë të tillë”.

Nga rasti i projektit kishë-muze në kalanë e Shkupit, partitë qeverisëse bënë teatër që shkaktoi tensione ndëretnike. Ndërtohej sipas idesë së VMRO DPMNE-së kurse funksionerë të BDI-së e prishnin sepse bëhej pa dijenonë e tyre.
Kryeministri Gruesvki në disa raste ka vlersuar se kolaicioni funksionon mirë.
“Të gjitha problemet i zgjidhim me biseda dhe kryesisht i mbahemi asaj që merremi vesh dhe i realizojmë”, tha ai në një deklaratë.

Një qëndrim të tillë ose të ngjashëm kanë pasur të gjitha partitë dominante ndaj partnerëve të tyre më të vegjel. Dallimi është se po kalojnë 21 vjet nga pavarsia dhe do të duhej që disa praktika, që janë verifikuar si të gabuara, të ndryshonin. 

Burimi: diversitymedia.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button