Tetovë,hapet edhe nje pusetë për ujë të pijshëm

Tetova do të ketë edhe një pusetë për ujë të pijshëm, me çka nga dita e sotme filluan punimet për hapjen e pusetës së re për ujë të pijshëm me kapacitet prej 20 litra për sekondë. Puseta gjendet afër Universitetit të Europës Jug-Lindore, ndërsa do të ndihmojë furnizimin me ujë të pijshëm në Reçicë, respektivisht në pjesën afër tregut të kafshëve. Puseta e re do të ndikojë në rritjen e sasive të ujit të pijshëm për këtë pjesë të qytetit.

Ndryshe, brenda kësaj periudhe është intervenuar në disa puseta, me qëllim që të shtohen kapacitetet për furnizim me ujë të pijshëm në gjithë qytetin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button