Policia e Kosovës arreston pesë persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar, se gjatë një aksioni policor në rajonin e Gjilanit, ka arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Aksioni i Policisë është ndërmarrë me urdhër të gjykatës kompetente në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve nga njësitet relevante të këtij institucioni, transmeton REL.

Në një komunikatë për media, Policia ka demantuar disa media të caktuara serbe, se aksioni i Policisë është ndërmarrë kundër ish-pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se këto janë vetëm spekulime.

Për më shumë në komunikatë është thënë se aksioni është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me organet gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button