Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: 9 Korriku i dhimbjes dhe i krenarisë kombëtare!

“9 Korrikun shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë. Kjo ngjarje dhe shumë ngjarje të tjera treguan vazhdimësinë e brutalitetit policor ndaj popullatës autoktone shqiptare, e cila në vazhdimësi ka pasur dhe ka kërkesa më elementare, pra te jenë të lirë dhe te barabartë me te tjerët në tokën e vet”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA ku kryetar është Bilall Kasami.

“Lëvizja BESA nuk do të lejoj që dikush ta ndërtoj të ardhmen individuale apo grupore në kurriz të popullit shqiptar prandaj do të kërkojmë dëmshpërblim institucional për viktimat dhe burgosjen e njerëzve të pafajshëm. Respekt pa fund për dëshmorët e 9 Korrikut dhe për njerëzit e sakrificave, të idealit dhe flamurit kombëtar. Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për flamurin kombëtar!”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button