Misioni i shpëtimit në Tajlandë, flitet për dy të nxjerrë nga shpella

Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë ka mbërritur “Dita D”. Sot po tentohet shpëtimi i tyre. Raporte ende të pakonfirmuara tregojnë se, deri tani është mundur të nxirren të paktën dy prej tyre.

Misioni nuk është pa rrezik. Jo më larg se përpara dy ditësh, një nga zhytësit e përfshirë në tentativat për të nxjerrë 12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajnerin e tyre, nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë, ndërroi jetë ndërsa po notonte për t’i dërguar grupit rezerva oksigjeni, transmeton Top Channel.

Ai, siç u shpjegua më vonë nga autoritetet, nuk pati kohë mjaftueshëm të kthehej mbrapsht.

Situata ndërkohë është emergjente, sepse niveli i oksigjenit në guvë ka rënë në 15%, kur zakonisht është diku te 21 përqindëshi.

Fëmijët dhe i rrituri që i shoqëronte po eksploronin shpellën në kohë të thatë, e normalisht ky do të kishte qenë një ekskursion i zakonshëm për ta, nëse nuk do të ishin vërshimet e papritura të ujërave.

Ekspertët megjithatë mendojnë se fëmijët janë të përgatitur tashmë fizikisht dhe mendërisht për të provuar daljen prej andej. 18 zhytës janë angazhuar t’i ndihmojnë. Familjarët e fëmijëve kanë rënë dakord që të gjithë, që të tentohet nxjerrja e tyre.

Tani konsiderohet momenti i duhur, për shkak se me fillimin e sezonit të shirave, përmbytjet mund të përkeqësohen edhe më shumë, duke e bërë pastaj vërtet të pamundur shpëtimin e tyre. “Nuk ka ditë më të përshtatshme sesa kjo, përndryshe do ta humbasim rastin”, thonë autoritetet që po përpiqen të garantojnë se nuk ka vend për panik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button