Izraeli plagosi 396 palestinezë në kufirin me Gazën

Të paktën 396 palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve të Izraelit ndaj palestinezëve, të cilët organizonin protesta paqësore në kuadër të aktiviteteve të “Marshit të Kthimit të Madh” në kufirin me Gazën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në një deklaratë me shkrim tha se në ndërhyrjet e ushtarëve të Izraelit ndaj palestinezëve të cilët organizonin protesta në kufirin lindor në Gaza, janë plagosur 396 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe ata të prekur nga gazi. Tre nga të plagosurit janë gra, ndërsa 13 të tjerë fëmijë.

Kudra bëri të ditur se 57 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë në rajonin Es-Sadr, në lindje të Gazës, është martirizuar palestinezi 22 vjeçar Muhammed Xhemal Ebu Halime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button