Presidenti Ivanov, historian që kërkon të ardhmen

Është e nevojshme të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje shtesë për bashkëpunimin rajonal ka thënë presidenti Gjorge Ivanov sot në Beograd kur Maqedonia mori kryesimin me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).

“Vetëm kështu do t’i tejkalojmë paragjykimet në rajon dhe do t’i integrojmë vendet tona në Bashkimin Evropian. Paragjykime të cilat e ngarkojnë të kaluarën, të cilat e kufizojnë aftësinë që të jetohet e tanishmja dhe ende munden të jenë kërcënim për të ardhmen”, tha Ivanov.

Ai theksoi se 15 vitet e fundit kanë qenë të plotësuara me deklarata politike.

“Vendet tona shumë gjatë jetuan në të kaluarën. Lejuam që e kaluara të na grabisë të tanishmen dhe të na shtyjë të ardhmen. Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore na ndihmoi që ta kthejmë fokusin tonë në prioritetet që janë para nesh. Në integrimet evropiane dhe ato euroatlantike”, tha Ivanov duke shpalosur se prioritetet e Maqedonisë me kryesimin me PBEJL do të jenë promovimi i fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit të rajonit si dhe vendi do të punojë edhe në funksion të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, bujqësisë, kulturës, arsimit dhe të tjera.

Ivanov informoi se njëkohësisht me kryesimin me PBEJL Maqedonia do të jetë nikoqire edhe e Forumit të 11-të të dialogut mes civilizimeve në bashkëpunim me UNESKO-n dhe Këshillin e Evropës, tema e cila do të fokusohet te të rinjtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button