Fëmijët e bllokuar në Tajlandë, humb jetën njëri nga zhytësit

Ka humbur jetën njëri nga zhytësit, i cili ishte pjesë e ekipit për shpëtimin e 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre, të cilët u gjetën në një shpellë në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës nëntë ditë pasi ishin zhdukur teksa po vizitonin shpellën si ekip, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i Komandës Detare të Tajlandës, Aparkon Yookongkaew tha se Saman Gunan, një ish-komando detar i cili merrte pjesë si vullnetar në operacionin e shpëtimit ka humbur jetën.

Yookongkaew tha se zhytësi ka humbur jetën derisa ishte në detyrë mbrëmë. Ai kishte bartur tubat e oksigjenit në rajonin ku ndodhej grupi i bllokuar, por gjatë kthimit ka humbur jetën pasi mbeti pa frymë nën ujë, sepse nuk ka patur më oksigjen në tubin e tij. Yookongkaew thotë se përpjekjet për të kthyer zhytësin në jetë nuk kanë patur sukses.

“Përkundër kësaj ne vazhdojmë të punojmë për t’i përmbushur detyrat tona”, thotë ai.

Yookongkaew bën të ditur se për shkak të kushteve të ndryshueshme janë detyruar të rishqyrtojnë planin e parashikuar për evakuimin e fëmijëve. “Në fillim parashikuam se fëmijët mund të qëndrojnë të sigurtë për një kohë në shpellë, por kushtet u ndryshuan. Tanimë kemi një kohë të kufizuar”, tha ai.

Ekipet për kërkim dhe shpëtim po luftojnë me kohën për uljen e nivelit të ujit në shpellë para reshjeve të dendura, të cilat priten gjatë fundjavës. Ekipet përpiqen të ulin nivelin e ujit përmes pompave të drenazhit, duke e mbajtur atë në nivel që grupi të arrijë të dalë në mënyrë të sigurtë nga shpella.

Më parë një zyrtar i zjarrfikësve i cili kryen aktivitetet e drenazhit tha se kalimet dhe galeritë në mes të hyrjes së shpellës dhe pikës ku fëmijët kanë mbetur të bllokuar, janë të mbuluara me ujë deri lartë. Për këtë arsye ai ka thënë se zhytja është mundësia e vetme për evakuimin e fëmijëve.

Nga kjo shpellë, galeritë dhe kalimet e së cilës janë të mbuluara me ujë, edhe zhytësit profesionalë arrijnë të dalin për disa orë. Për këtë arsye evauikimi i fëmijëve të cilët nuk janë të trajnuar për zhytje, është një rrezik të madh. Humbja e jetës së një zhytësi me përvojë nga ekipi i kërkim-shpëtimit ka treguar se sa i rrezikshëm mund të jetë ky operacion.

Kujtojmë se 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeç u zhdukën gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor, por u gjetën të gjallë pas nëntë ditësh kërkim nga ekipet e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button