Sarajevë, Zaev takohet me Zvizdiç
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili gjendet për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), u takua në Sarajevë me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Zaev gjendet në Sarajevë me rastin e ceremonisë së zgjedhjes së 38-të të menaxherëve më të mirë, kompanive dhe personaliteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore të vitit 2018.
Zvizdiç dhe Zaev shfrytëzuan rastin të takohen dhe të diskutojnë sërish për avancimin e marrëdhënieve tashmë të mira mes dy vendeve.
Më herët u mbajt një Forum Ndërkombëtar i Biznesit ku Bojko Borisov, kryeministri i Bullgarisë, u nderua me çmimin e Personalitetit Evropian të Vitit.
Ndryshe, Maqedonia është partnere e zgjedhjes së 38-të të menaxherëve më të mirë, kompanive dhe personaliteteve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, të organizuar nga Agjencia e Pavarur Evropiane nga Zenica.