UEFA: Lejohet zëvendësimi i katërt në kohën shtesë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm në garat nën ombrellën e kësaj organizate trajnerët mund të bëjnë edhe zëvendësimin e katërt në ndeshjet të cilat luhen në kohën shtesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për këtë vendim, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe stafi i tij u përcaktuan pasi “zëvendësimi i katërt në Kampionatin Botëror në Rusi u tregua mjaft efikas si rregull i ri në futboll”.

“Vendimi për zëvendësimin e katërt në kohën shtesë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në kumtesën e UEFA-s.

Risia në garat e UEFA-s është edhe ajo se ekipet në ndeshjet finale në pankinë mund t’i kenë 12 lojtarë rezervë nga 7 sa i kishin deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button