Haraçinë, aksion për kontrollim falas të syve

Të enjten në komunën e Haraçinës Shoqata Humanitare “Kryqi i Kuq-Gazi Babë” dhe komuna e Haraçinës në bashkpunim me Klinikën e Oftamologis “CORNEAMEDICA”, organizuan aksion për   kontrollim  falas  të  syve. Kontrollet me kohë në oftalmologji e parandalojnë sëmundjen e rrezikshme që të përparojë. 

Mjekët nga Klinika e Oftalmologis “CORNEAMEDICA”,  shpresojnë se në këtë mënyrë qytetarët t’i kushtojnë kujdes pasojave nga glaukoma dhe nevojës për kontroll të syve.

” Interesimi ishte shum i madhë, kishte vërtet qytetarë të cilët pas kontrollin morrën udhëzimin se si më tutje duhet veprohet. Jemi të knaqur që qytetarët e haraçinës shprehën interes për shëndetin e tyre. Ne kësilloj kontrollash do të organizojmë nga njëher në çdo muaj nëse është nevoja “, thanë nga “CORNEAMEDICA”.

Edhe Kryetari i komunës së Haraçinës Bastri Bajrami, i cili e vizitoi postbllokun, deklaroi se parandalimi dhe diagnostifikimi i hershëm  janë vendosur në plan të parë. Ai shtoi se është i knaqur që shumë qytetarë të Haraçinës ishin të interesuar që të bëjnë kontrollin.

“E përshëndes këtë aksion dhe falënderojë  Kryqin e Kuq-Gazi Babë si dhe Oftalmologin “CORNEAMEDICA” që në bashkpunim me ne e  organizuam falas kontrollin e syve. Jam i knaqur që shum qytetarë të komunës sonë ishin të interesuar dhe kryen kontrollin ku pastaj edhe u udhëzuan për hapat e mëtutejshëm. Ne u morrëm vesh që së paku një herë në muaj të organizohet ky aksion sepse ka edhe shumë qytetarë të cilët dëshirojnë që të bëjnë kontroll të syve”, tha Bajrami.

Ai u shpreh se ky aksion në të ardhmën me bised me Klinikën  do të organizohet edhe në fshatrat : Grushinë, Orllancë dhe Mojancë.
Ndërsa, edhe qytetarët e komunës së Haraçinës përshëndetën dhe falënderuan organizimin e  këtij aksioni.

“Deri tani kam pas munges të bollshme të të pamurit dhe nuk i kam kontrolluar. Shkaku ishte se në ambulancën tonë nuk ka Oftalmologi dhe duheshte të udhëtojmë deri në qytet. Falënderojmë që u organizua aksioni dhe mora udhëzime nga mjeku se si duhet të veprojë”, tha një qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button