Biberoni i fëmijëve, kujdesi i veçantë që kërkon!

Biberoni fals është shpëtimi i të gjithë prindërve. Është e ditur që kjo shpikje magjike e mban fëmijën të qetë dhe i lënë pak kohë të lirë prindërve, por sado që është shpëtimtar me të duhet pasur shumë kujdes sepse është lehtësisht i prekshëm nga bakteret dhe mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin e fëmijës. Kujdesuni që ky podukt të mos jetë në kontakt për një kohë të gjatë me mjedise ku ka baktere dhe nëse kjo ndodh zgjidhja e vetme është sterilizimi, shkruan Bordo.al.

Një nga gjërat që duhet të keni më shumë kujdes është sterilizimi i tij në momentin e parë që e blini. Është një proces që nuk duhet ta anashkaloni asnjëherë. E rëndësishme është mënyra sesi duhet larë biberoni i fëmijëve. Nuk duhet vetëm shpëlarë ose larë me sapunë, ai duhet sterilizuar njejtë siç bëhet me biberonin e qumështit. Një nga mënyrat më efikase dhe më të lehta është zierja në një enë për rreth 5 minuta.

Ka raste që fëmijës tuaj mund t’i bjeri biberoni nga goja. Në rast se nuk ka kontakt me tokën atëherë nuk ka nevojë për sterilizim. Mjafton të shpëlahet me ujë dhe çdo gjë është në rregull.
Kujdesuni por ju lutem, mos u fiksoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button