Arkeologë i bënë thirrje Shqipërisë që ta mbrojnë trashgiminë nënujore arkeologjike

Arkeologë të juaj u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të ndërtojnë muze ku do të ekspozoheshin qindra artefakte arkeologjike nga koha romake dhe antike, si dhe mbetje të anijeve nga druri, të cilat ndodhen në det, ndërkaq që nuk janë hulumtuar.

Arkeologët të cilët marrin pjesë në Konferencën për arkeologji nënujore në Shqipëri, paralajmëruan se artefaktet e vlefshme nën ujë afër brigjeve jugperëndimore të vendit në afërsi të kufirit me Greqinë, mund të jenë cak i hajnave apo gjurmuesve të pasurisë.

Kryetari i Fondacionit detar me seli në Floridë, Xhejms Guld deklaroi se lëndët të cilat datojnë prej shekullit të tetë para erës sonë, e deri në Luftën e Dytë Botërore, do të ishin atraksion i vërtetë turistik, nëse ekspozohen në mënyrë të rregullt në muze.

Sipas tij, Fondacioni zbuloi së paku 22 mbetje nga anije të shkatërruara nga koha antike, deri në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora antike. Në këto enë të gjata argjili është transportuar vaji i ullirit dhe vera nëpër rrugët tregtare mes Afrikës Veriore dhe Perandorisë romake.

“Është koha të ndërtohet muze, të cilin do ta vizitonin turistë shqiptarë dhe të huaj. Shqipëria po tenton ta mbrojë dhe të ketë dobi nga trashëgimia e vet nënujore, që ishte lënë aps dore nga regjimi i mëparshëm komunist, i cili kishte ndarë mbështetje të vogël financiare për atë qëllim. Por, madje edhe sot ruajtja e trashëgimisë nënujore merr mjete jo të konsdierueshme financiare nga Qeveria”, deklaroi arkeologu i njohur shqiptar, Nerutan Ceka.

Pjesëmarrësit e tubimit theksuan se për fat të keq nga ajo trashëgimi kulturore, posaçërisht amforat, tashmë janë vjedhur dhe shpesh mund të shihen në restorantet përgjatë bregdetit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button