Musa Xhaferi: Kuvendi i Karadakut, ngjarje e madhe historike

Në një konferencë për gazetarë të mbajtur mbrëmë vonë pasdite në Kumanovë, Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Kuvendit të Karadakut shpalosi hollësi rreth këtij manifestimi.

Bëhet fjalë për ngjarje të madhe historike të para 100 vitesh, pra 100 vjetorin e Kuvendit të Karadakut, kur u mblodhën mbi 2000 kryengritës nga rrethina ? Karadakut, me në krye Hasan Prishtinën, të cilët morrën pjesë në çlirimin e Kumanovës dhe Shkupit nga imperia Osmane. 

Me këtë rast u bë e ditur se më 24 korrik të këtij viti në Kumanovë do të mbahet një simpozium shkencor, do të shpaloset pllaka përkujtimore e 5 kryengritësve të panjohur si dhe do të shfaqet filimi dokumentar “ 100 vjet Kuvendi I Karadakut “

“Të gjitha krahinat po gjurmojnë, që t’i zbulojnë e t’i përkujtojnë ngjarjet historike që kanë ndodhur në atë kohë, siç është edhe Kuvendi i Karadakut më 24 korrik të vitit 1912, që ju më së miri e dini, që sipas hulumtimeve e gjurmimeve të historianëve është mbajtur në fshatin Kron (Izvor). Ne jemi të nderuar me atë që kjo anë e Karadakut të Kumanovës do të organizon më 24 korrik manifestimin, e me këtë të përkujton dhe të bëhet promovimi i kësaj ngjarjeje në mënyrë të organizuar, me çka do të njoftohet opinioni, por edhe të nxiten shkenctarët, publicistët, historianët. Të gjithë ata që kanë njohuri të ndryshme të kontribuojnë në mënyra të ndryshme që të pasurohet dhe të dokumentohet kjo ngjarje që zë vend të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare që i paraprin pavarësimit të shtetit Shqiptar dhe flamurit tonë kombëtar” tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit dhe njëherit edhe kryetar i Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit të pavarsisë. 

“Për këtë Kuvend ndoshta është dashur të dihet qysh më herët, por atë që e kemi ditur ne ka qenë përmes këngëve, përmes tregimeve edhe atë se është mbajt një Kuvend, ka qenë një qëndresë e madhe e cila nuk është bërë vetëm me njerëzit e Kumanovës dhe Karadakut dhe qyteteve përreth, por ka pasë njerëz nga Kosova, nga ana lindore e Kumanovës, Kozjaku që kanë qenë të banuar me shqiptarë.

Të gjitha këto janë gojëdhana, por tani do të dilet me punime, me kumtesa të ndryshme me filmin dokumentar që po përgatitet. Të gjitha këto gjëra do të bëhen të ditura më 24 korrik të këtij viti kur do të mbahen aktivitete të ndryshme kushtuar 100 vjetorit të Kuvendit të Karadakut “ tha Nazmi Beqiri, kryetar i këshillit rajonal. 

Të theksojmë se filmi dokumentar ka filluar të xhirohet ditë më parë , kurse autor është gazetari Nexhat Aqifi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button