Jankullovska dhe Ristovski në Ditë të Hapur kundër dhunës familjare

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Punës dhe Politikës Sociale, Gordana Jankullovska dhe Spiro Ristovski sot do të marrin pjesë në Ditën e Hapur kundër dhunës familjare.

Ata në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të vizitojnë ekspozitën në temë “Dhunë familjare – hap para”, ndërsa më pas do të marrin pjesë në ngjarjen “Domino” në rrugën “Maqedonia”.

Në ditën e hapur do të prezantohen të arriturat dhe rezultatet nga programi “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për parandalim të dhunës familjare”.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në partneritet me Kombet e Bashkuara realizon programin “Një goditje është goditje mbi të gjithë – ndal dhunën familjare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button