Ekzekutohen mbesë e gjysh në Shkodër, në kërkim autorët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbasditen e sotme periferinë e Shkodrës. Dy persona, gjysh dhe mbesë janë ekzekuatuar me armë zjarri vetëm disa minuta më parë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kir të Shkodrës, ku dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kanë vrarë me armë zjarri 17 vjecaren Maria Çuku, ndërsa kanë qëlluar edhe Kol Çukun 70 vjec, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në Spitalin e Shkodrës.

Ndërkaq policia e mbërritur në vend ngjarje ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të krimit dhe po punon për kapjen e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button