PDSH do fillojë me fushatën para-elektorale

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur sot vendosi që fushata para-elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2013, të fillojë më 5 Korrik dhe të përfundojë më 5 Tetor të vitit 2012. 

“Ky është një takim i cili flet për një tendencë të rregullt për ti analizuar punët  e deri tashme të partisë dhe angazhimet e mëtejshme të saj. Është ky ai faktor sekret do të thoja i mbijetesës së kësaj partie edhe në kushte shumë të rënda  ekonomike dhe politike. PDSH-ja si zakonisht nuk e identifikon pushtetin me partinë, si e tillë është në interes shumë të gjithanshëm dhe jo thjesht me një qeverisje që bëhet në kushte të rënda”, tha  Arbër Xhaferi,  Kryetar i Kuvendit të PDSH-së.

Në këtë mbledhje  u zgjodhën anëtarët e ri që vijnë nga Forumi i gruas shqiptare dhe Rinisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin qendror dhe Kryesinë qendrore të partisë.

Me propozim të Kryetarit të partisë, Kuvendi qendror zgjodhi edhe përfaqësuesit e FGSH-së dhe RDSH-së që do të inkorporohen në Kryesinë qendrore të PDSH-së, pas mbajtjes së Konferencës së RDSH-së dhe Konferencës së FGSH-së nga ku dolën organet e reja të forumeve partiake. 

Konform dispozitës statutare për përfaqësim të FGSH-së prej 30% në organet e partisë, Kuvendi qendror zgjodhi anëtaret të cilat do të përfaqësojnë FGSH-në në Kuvendin qendror të partisë. Konform kësaj, u zgjodhën edhe anëtarët e RDSH-së të cilët do të përfaqësojnë forumin rinor me 10% në këtë organ të partisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button