Krasniqi-Opozitës: Nëse nuk besoni te Thaçi, shkoni vetë në Bruksel
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partitë opozitare duhet të pranojnë diskutimin për dialog dhe të lënë mënjanë interesat partiakë.
Ai ka kritikuar opozitën për refuzimin që po i bëhet diskutimin dhe arritjes së një konsensusi politik për fazën finale të dialogut me Serbinë. Gjithashtu ka komentuar edhe kundërshtimin e partive opozitare që Thaçi të drejtojë negociatat me Serbinë.
“Nëse po i frikësohen Presidentit, pse nuk shkojnë bashkë me presidentin në Bruksel. Nuk po mendojmë që vetëm një njëri duhet të udhëheq bisedimet. Edhe presidenti ka thënë se thotë për ekip”.
Ndër të tjera Krasniqi ka theksuar faktin se partitë politike duhet të lënë anash politikat ditore dhe të bëhen pjesë e dialogut, sepse një dialog gjithëpërfshirës, sipas tij, e nxjerrë Kosovën më mirë nga dialogu.