Gruevski: Gazetarë, jini krenar me marrëveshjen!

Në marrëveshjen mes Qeverisë dhe Shoqatës së Gazetarëve për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe kufizimin e gjobave janë futur praktikat më të mira nga vendet e rajonit, ndërsa si bazë janë shfrytëzuar edhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe këshillat e këshilltarëve special nga Këshilli i Evropës, pohon kryeministri Nikolla Gruevski.

“Prej këtu, duhet të jemi të inkurajuar dhe krenar nga arritja e një marrëveshje aq të rëndësishme, të cilën unë e shoh vetëm si një dritë të re mbi proceset pozitive në shtet, jo vetëm në planin vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, veçmas pas një sërë polemikash të cilat u paraqitën lidhur me lirinë e mediumeve, kjo duhet të na motivojë plotësisht që të vazhdojmë më tej”, thuhet në deklaratën e shkruar të Gruevskit, e lëshuar deri te mediumet.
Lidhur me vendimin për marrjen e lejes për punë të televizionit A2, ai theksoi se ai është vendim i Këshillit për radiodifuzion, i cili, sipas tij është organ i pavarur rregullator, i zgjedhur nga Kuvendi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button