Selmani: Qëndrimet e gazetës “Vest” janë të pabaza

Qëndrimi i kolegjiumit redaktues të gazetës “Vest”, se marrëveshja mes Qeverisë dhe Shoqatës së gazetarëve paraqet vendosje të autocensurës në media, është e pabazë dhe mua nuk më zoton, thekson gazetari në “Vest” dhe kryetar i SHGM-së, Naser Selmani.

“Kolegjiumi redaktues i gazetës “Vest” dje mori vendim pa mos e parë ligjin dhe pa mos më dëgjuar mua, se çka kisha për të thënë. Është e papërgjegjshme të merret vendim dhe vlerësime pa mos parë se për çka flisni, të gjitha të dhënat në komentin e gazetës janë të pabaza”, tha Selmani.

Ai vlerëson se reagimi i një pjese të gazetarëve për marrëveshjen është një lloj histerie pa argumente, meqë, siç thekson, ajo krijon kushte më të mira për punë nga gjendja e deritanishme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button