IMM: Mbyllja e A2-shit kërcënon lirinë e shprehjes

Marrja e lejes për emetim të televizionit A2 seriozisht kërcënon lirinë e shprehjes dhe pluralizmit medial në Maqedoni, konsideron Instituti për Mediume në Maqedoni.

Prej këtu theksojnë se neni 63 i Ligjit për radiodifuzion nuk përmban dispozitë eksplicite se arsyje për marrjen e lejes mund të jetë mosrespektimi i formatit programor.

“Ekspertët e Këshillit të Evropës, gjatë përpilimit të Ligjit për radiodifuzion të vitit 2005, në mënyrë decide paralajmëruan se dispozitë e tillë në ligjin nuk guxon të ekzistojë, për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të saj, thuhet në reagimin e IMM-së.

Sipas tyre Këshilli për radiodifuzion duhet ta informojë opinionin nëse edhe televizionet tjera në tërësi i përmbahen formatit programor, apo bëhet fjalë për zbatim selektiv të ëigjit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button