Kërcënoi ish-të dashurën me vdekje nëse nuk i jep para

Një banor i Prilepit i është kërcënuar ish-të dashurës se do t’ia vras familjen, nëse nuk i jep para. Vajza u frikësua dhe e dëgjoi, ndaj vodhi para dhe stoli ari dhe ia dha ish-të dashurit.

Djaloshi, i cili ka 19 vjeç dhe është nga fshati Cërnilisht, arriti që nga vajza, e cila është një vjet më e re se ai, të marrë 1.500 euro plus stoli ari, theksojnë nga policia e Prilepit.

Vajza, e cila është nga fshati fqinjë Zhitosh, verbërisht besoi se i dashuri ka borxhe dhe filloi të vjedh nga të afërmit, theksojnë policia. Nga shtëpia e babait të saj dhe të axhës, vodhi 100.000 denarë dhe zinxhir të arit, që më pas ia ka dhënë djaloshit.

Policia kundër të dyve paralajmëroi se do të ngre kallëzim penal –  për djaloshin kallëzim për zhvatje, ndërsa për vajzën për vjedhje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button