Kamenos: Për emrin nuk negocojmë, kur të vijë koha do të tërhiqemi nga Qeveria

Për emrin nuk kemi negociuar, ne kemi një mandat të qartë nga populli dhe në qoftë se vjen koha dhe kur të vijë koha do të tërhiqemi nga qeveria, tha kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, duke folur në takimin e këshillit kombëtar të partisë.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri aktual grek i Mbrojtjes, e përmendi sloganin e Grekëve të Pavarur në zgjedhjet e fundit në vitin 2015 se ata janë “një e mirë e nevojshme” në qeverinë e koalicionit, por e përsëriti edhe qëndrimin e  partisë se “nuk do të devijojnë nga emri Maqedoni për askënd dhe për asnjë arsye”.

Partneri i koalicionit në qeverinë greke, me këtë, la hapur mundësinë që kur Marrëveshja e Prespës do të vijë për ratifikim në parlament, Grekët e Pavarur të tërhiqen nga qeveria.

Siç publikoi paraprakisht MIA, dhjetë ditë më parë, Kamenos zbuloi se Cipras kishte kërkuar ratifikimi të jetë me 180 deputetë në vend të 151 deputetëve.

Çka konkretisht fitoi Maqedonia nga Brukseli për marrjen e datës për bisedime në qershor të vitit 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button