Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, filluan me patrullime të përbashkëta

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta me një ceremoni simbolike në pikën kufitare mes dy shteteve në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e Policisë Rrugore të të dyja shteteve, nënkoloneli Sabedin Mehmeti nga Kosova dhe Mitat Tola nga Shqipëria, kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake, sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.

“Kemi tri ekipe patrulluese dhe këto do të ndryshojnë varësisht prej nevojës”, ka thënë Sabedin Mehmeti, drejtor i Policisë rrugore në Kosovë.

Ndërkaq homologu i tij nga Shqipëria, Mitat Tola pati edhe një porosi për gjithë ata që nisen drejt bregdetit shqiptar.

“Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd por për të parandaluar… Keni kujdes, mos drejtori automjetin kur pini alkool, vini rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë”, ka thënë ai.

Ky është viti i tretë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button