Arifi: Kosova nuk do t’i japë asnjë metër nga toka e saj Serbisë

Shefi i grupit negociator të Kosovës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Avni Arifi, porositi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk mund të preken nga askush dhe në asnjë rast, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

„Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese, por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë„, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i Arifit vjen pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se „edhe nëse vetëm një metër të Kosovës e kthejmë, do të konsiderohej fitore„.

„Edhe nëse vetëm një metër nga ajo që të gjithë kanë humbur, është fitore, sepse sot nuk kemi asgjë„, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button