Delawi: Kosova jo në NATO pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delavie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë. Ambasadori amerikan tha se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Kryediplomati amerikan në Kosovë i bëri deklaratat gjatë ceremonisë së shënimit të 242-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, mbajtur në Prishtinë.

Kosova nuk do të mundë të anëtarësohet në BE dhe në NATO pa arritur normalizim me Serbinë. Kështu ka deklaruar dje ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg DelaVi, me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Sipas tij, Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të negociojë marrëveshjen përfundimtare në dialog.

“Kosova paguan çmimin çdo ditë, çdo muaj, çdo vit për faktin thellësisht zhgënjyes se sovraniteti dhe pavarësia juaj ende nuk pranohen nga të gjithë. Ky çmim është ekonomik, komercial, politik dhe shoqëror. Edhe unë jam po aq i kënaqur sa ju nga ky realitet i hidhur, por fakti qëndron se ju po e paguani këtë çmim. Ju e bartni barrën e asaj që bizneset ndërkombëtare e quajnë rrezik politik. Çmimi afatgjatë i kësaj pengese njëmend është i pallogaritshëm. Kjo është barra e rëndë e fusnotës që Kosova ende e bart. Për mua kjo do të thotë se nuk keni zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes përfundimtare të marrëdhënies suaj me Serbinë dhe sa më herët e bëni këtë, aq më mirë”,

Sipas tij, Kosova e ka edhe një kodër tjetër për t’u ngjitur e ajo është Luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i besimit të opinionit publik.  Një kulturë, sipas Delavi, që vë interesat e vendit mbi përfitimin personal dhe lufta sistematike dhe e vazhdueshme kundër korrupsionit janë thelbësore për gjithçka që Kosova shpreson t’i përmbushë.Ndryshe,  presidenti Hashim Thaçi në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, uroi popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë, dhe rikonfirmoi zotimin për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë e përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button