Cooper – Stefanoviqit: Mos e interpretoni gabimisht fusnotën

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka thënë se ndërmjetësi i BE-së në dialog, Robert Cooper mbështet ambicien e Prishtinës që gjatë përfaqësimit rajonal të mos përdorë fusnotën, për të cilën është rënë dakord në Bruksel.

“Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk është zbatuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të saj. Ne jemi pajtuar që fusnota të paraqitet në tabelë (përkrah emrit të Kosovës), por për fat të keq të gjithë bëjnë sikur nuk jemi marrë vesh për një gjë të tillë. Për këtë duket qartë se kanë edhe mbështetjen e Robert Cooperit”, ka thënë Stefanoviq për radion Deutsche Welle, transmeton Rel.

Nuk ka vonuar shumë dhe Stefanoviqit i është përgjigjur ndërmjetësi i BE-së, i cili ka thënë se Beogradi po e interpreton gabimisht marrë veshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.

“Insistimi i Beogradit që në tabelën me emrin e Kosovës dhe yllin të shkruhet teksti i plotë i fusnotës është interpretim i gabuar i marrëveshjes”, ka thënë Cooper gjatë debatit për Kosovën në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel, raporton REL.

“Fusnota është fusnotë”, ka deklaruar Cooper, duke thënë se është e mjaftueshme që teksti i fusnotës të qëndrojë në dokumentet e takimeve rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button