Hoxha: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave është çështje ditësh

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë se gjatë vizitës së saj në Bruksel ka arritur të sigurojë përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një konferencë për media, ministrja Hoxha ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar që këtë proces ta përfundojë para zgjedhjeve që do të mbahen për institucionet e BE-së vitin e ardhshëm, transmeton REL.

“Të gjithë janë të interesuar që kjo çështje të përfundojë para zgjedhjeve, dhe me këtë rast pra nënkuptohet që viti 2018 të jetë viti kur këto procedura për procesin e liberalizmit të përfundojnë”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, duke shtuar se nuk është përmendur asnjëherë shtyrja e publikimit të këtij rekomandimi.

“Rekomandimi pritet që të dalë qoftë në ditët e fundit të qershorit, apo në javën e parë të korrikut”, ka thënë ajo.

Ajo ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

“Fillimisht ne veç kemi pasur një rekomandim, pra në maj të vitit 2016 e kemi pasur rekomandimin. Dhe tani është vetëm një rekomandim final, ta quaj, i cili do të reflektojë dhe punën e misionit faktmbledhës që ishte në Kosovë në fillim të majit”, ka thënë Hoxha.

Ajo tha se synimi i vizitës në Bruksel ishte që të sigurohej që procesi i vendimmarrjes në raport me Kosovën të mos ketë vonesa të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button