Nxënësit e Ladorishtit fitojnë garën e EVN-së

Gjashtë nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore ”Ashim Agushi” të fshatit Ladorisht të Strugës, arritën që të fitojnë vendin e parë në kuizin e diturisë të organizuar nga ”EVN” në Shkup, me moton ”Të kursejmë energjinë elektrike”.

Nxënësit Azem Ajro, Çlirim Dauti, Liridona Merko, Riljeta Jonuzi, Alberta Allka dhe Amelia Dauti në një konkurrencë të fortë me nxënës që vinin nga disa qytete të vendit, falë përgatitjes së tyre, rezultuan fituesit e kësaj gare. Sabri Dauti, drejtor i Shkollës Fillore ”Ashim Agushi” potencon se kjo fitore flet vetë për përgatitjen edukativo-arsimore që fitohet në shkollën e Ladorishtit./Portalb

”Padyshim, të dalësh fitues në një garë të nivelit republikan është një vlerësim që flet vetë për punën që bëhet në shkollën tonë. Gjithashtu, ky vlerësim në veçanti tregon për punën e mirë që ka bërë arsimtari i tyre”, përfundon Dauti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button