Zaev: Data për BE dhe ftesa për NATO janë porositë e nevojshme motivuese

Hapja e negociatave me BE-në dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të ishin kontributi vendimtar për zbatim të suksesshëm të marrëveshjes historike me Greqinë dhe për të ardhshme më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në fjalimin me temë “Drejt të ardhmes së përbashkët evropiane të Evropës juglindore – shembulli i Maqedonisë” në Institutin austriak për marrëdhënie ndërkombëtare në Vjenë, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia ka bërë hap të madh përpara për një vjet, nga pragu i dështimit drejt aspiratave më të mëdha, siç janë BE dhe NATO. Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit, kemi lëvizur male dhe nuk duam të dyshojmë, ajo që është rritur me dëshirën tonë të sinqertë për të tashme më të mirë dhe të ardhme për qytetarët e Maqedonisë, rajonit, Evropës dhe botës”, tha Zaev.

Ai theksoi se “çuditë ndodhin kur besojmë fortë në vlera”, dhe sipa kësaj, siç tha, në rastin e Maqedonisë janë vlerat evropiane të cilat, siç tha “ na kanë nxitur ta investojmë të gjithë kredibilitetin politik dhe të jemi transparentë, kjo është rruga jonë, ne hapemi ndaj gjithë politikës dhe opinionit shoqëror dhe për atë përparojmë”.

Qeveria e re, siç tha Zaev, pas 11 viteve regjim, ka hyrë në aksionin reformues për rinovim dhe zhvillim të vlerave demokratike, sundimin e së drejtës dhe drejtësinë, sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e tyre ekonomik, në riparimin e marrëdhënieve me miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe në kënaqësinë e marrëdhënieve me të gjithë miqtë e Maqedonisë nga bashkësia ndërkombëtare.

Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button