LAAM, shoferë mos vozisni në temperatura të larta

Kominikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet pa asnjë ndalesë, rugët janë të thata dhe të pastra, njoftojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë. 

Kujdes ngasësit e automjeteve duhet të kenë në drejtimet Dibër-Strugë, Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi-Udovë, ku shpesh ndodhin rrënie të gurëve në rrugë dhe të cilat mund të ndërpresin qarkullimin e automjeteve.

Në magjistralen Katllanovë-Veles një pjesë e rrugës është duke u rikonsruktuar, ndërsa Lidhja auto-moto e Maqedonisë apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të mos qarkullojnë gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites kur komunikacioni është shumë i dendur, ndërsa temperaturat shumë të larta./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button