Genta Ismajli, ndër 100 femrat më të bukura në botë

Ueb-faqja TC Candler, e cila bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda një viti, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismaili si njërën prej vajzave që është më e bukura për vitin që lamë pas. Faqja që ka 24 milionë vizitorë unikë në ditë në gjithë botën, e rëndit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të.

Kush ka thënë se nuk mund të vlerësohet bukuria edhe nga Kosova?

Këtë më së miri e tregon ueb-faqja http://www.tccandler.com, një ueb-faqe kjo e pavarur me më shumë se 25 milionë vizitues, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismajli si njërën prej fytyrave më të bukura në botë.

Kjo faqe është një faqe e pavarur dhe për çdo vit i zgjedh fytyrat m të bukura. Kështu në edicionin e 22-të të zgjedhjes së përvitshme të fytyrave më të mira, që bëhet që nga viti 1990, në këtë faqe zë vend edhe bukuroshja dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli.
Kjo garë, sipas kritikëve, nuk është një garë që synon të vë popullaritet te dikush. Po ashtu nuk ka të bëj më atë se “kush është seksi” dhe “kush është i famshëm. Më tepër kërkon që në listë të ketë sa më shumë bukuroshe të vendeve të ndryshme të botës.

Faqja synon që në përzgjedhje të futë sa më shumë kultura, stile jete në vende të ndryshme, por edhe mat shkallën e famës që ka personaliteti që vlerësohet në atë vend.
Lista e TC Candler përpiqet të informojë opinionin publik që më pastaj të reflektojë.
Kjo listë kërkon të jetë sa më e gjerë, për atë çfarë dëgjojnë miliona njerëz çdo vit dhe përpiqet që të vë në këtë listë përfaqësuesit e bukurisë moderne në tërë botën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button