Disa vende të BE-së po përgatiten të formojnë forcë ushtarake

Nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE), nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një forcë ushtarake të pavarur nga Unioni që do të lehtësonte ndërhyrjen e shpejt gjatë periudhës së krizave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e mbrojtjes të nëntë vendeve që u takuan në Luksemburg për Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së nënshkruan një marrëveshje të quajtur “Iniciativa e ndërhyrjes Evropiane” për projektin e bashkëpunimit që parashikon mobilizimin e shpejtë të forcave ushtarake në situata krize.

Në iniciativën e nisur nën udhëheqjen e Francës morën pjesë Gjermania, Belgjika, Britania, Danimarka, Holanda, Estonia, Spanja dhe Portugalia.

Vlen të përmendet se Britania e Madhe, e cila aktualisht negocion procesin e ndarjes me BE, është përfshirë gjithashtu në këtë iniciativë. Mendohet se kjo nismë do t’i lejojë Britanisë të vazhdojë aleancën e saj të bashkëpunimit me shtetet anëtare pasi të jetë larguar nga Unioni.

Ndërkohë theksohet se do të jetë një vendim kombëtar, nëse vendet do të mbështesin apo jo operacionet që do të kryhen brenda iniciativës.

Po ashtu vendimi i 9 vendeve brenda BE-së për të vepruar në mënyrë të pavarur nga anëtarët e tjerë dhe për të marrë një hap të përbashkët në mbrojtje, ka sjellë komentet se kjo mund të çojë në ndarje brenda Unionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button