Gazeta “Blic” ftoi lexuesit që të mbështesin Xhakën dhe Shaqirin

Gazeta zvicerane “Blic” filloi fushatë për mbështetje të lojtarëve të ekipit nacional, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në kohën që po vazhdon fushata serbe kundër futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, në Zvicër vazhdon solidarizimi me ta.

Gazetari i sportit të televizionit publik zviceran, Piere Pollier, ka bërë shqiponjën në fund të një transmetimi nga Rusia, duke thënë se qëndron prapa futbollistëve që festuan në këtë mënyrë.

Ndërkohë, gazeta më e madhe zvicerane, Blic gjithashtu ka nisur një fushatë ku i ka ftuar lexuesit e saj të dërgojnë fotografi duke e bërë gjestin me shqiponjën shqiptare.

“Blic”, është e njëjta gazetë që një ditë pas triumfimit të Xhakës dhe Shaqirit, në ballinën e saj shkroi: “Falë shqiponjave, ne ëndërrojmë të fluturojmë lartë”.

Ministrat zviceranë mbështesin Xhakën dhe Shaqirin: Nuk mund të harrohen rrënjët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button