Edhe ca ditë fillon turneu Mavrovë

Turneu i Mavrovës do të zhvillohet në 16 dhe 17 Qershor 2012 në Mavrovë, në organizim të Parkut Nacional të Mavrovës, Komunave Mavrovë dhe Rostushe, dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. 

“Të gjitha mjetet e mbledhura nga evenimenti i këtij viti do t’i dhurohen aksionit humanitar- Mundesh Nëse Do – të ndërtojmë qendër për urgjencë në Klinikën Universitare për sëmundjet e fëmijëve. Përveç turës tradicionale rekreative rreth liqenit të Mavrovës do të organizohen edhe maraton dhe gjysëm-maraton për çiklizëm malor, si dhe shumë aktivitete shoqëruese për të gjitha moshat. Do të organizohet edhe lotari me shumë dhurata- fundjavë për dy persona, paisje për sporte malore, biçikletë, kupona me vlerë etj” njoftojnë nga Ambasada e Holandës.
Pjesëmarrja në këtë eveniment është falas (përveç maratoneve për çiklizëm malor). Është mundësuar transport për pjesëmarrësit dhe biçikletat e tyre nga Shkupi për shuma simbolike,150 denarë-biletë kthyese për person dhe 50 denarë-biletë kthyese për biçikletë. 
Çdo vit mjetet e mbledhura nga biletat e autobusit si dhe shitjes së materialeve promovuese së Turës së Mavrovës përdoren për bamirësi dhe për përmirësimin e kushteve për turizëm në Mavrovë. 

Tura e Mavrovës është eveniment tradicional rekreativ i cili mbahet çdo vit në Qershor. Evenimenti i parë u mbajt në vitin 2009 me qëllim që të promovohen bukuritë natyrore të Parkut Nacional të Mavrovës, sidomos liqeni i Mavrovës dhe rrethina, dhe që t’ju mundësohet dashamirëve të çiklizmit dhe bukurive natyrore një ditë e bukur në natyrë. 

Regjistrimi për turën e Mavrovës është e hapur deri të mërkurën, 13 Qershor nëpërmjet faqes së Internetit:  http://www.npmavrovo.org.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button