Osmani: Për zgjedhje ndahemi, ndërsa në referendum të mbajmë fushatë të përbashkët

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një intervistë për Bi-Bi-Si të Rusisë deklaroi se shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë dilema rreth marrëveshjes me Greqinë dhe se e përkrahin në referendumin e emrit, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja jo vetëm që i hap dyert drejt BE-së dhe NATO-s, por e ruan identitetin e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Osmani në intervistë.

Zëvendëskryeministri shtoi se partia e tij BDI u ka propozuar partnerëve të koalicionit të bëjnë fushatë të përbashkët për pranimin e marrëveshjes para Referendumit të vjeshtës.

“Kjo do të ishte hera e parë që maqedonasit dhe shqiptarët të mbajnë një fushatë të përbashkët. Gjithmonë ndahemi në zgjedhje, kjo do të ishte porosi e mirë për marrëdhëniet ndëretnike – së bashku ta ndërtojmë shtetin dhe të shkojmë në NATO”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button