Mogerini edhe njëherë ftoi anëtarët e BE-së të hapin negociata me Maqedoninë

Përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme dhe Siguri në BE-së, Federika Mogerini një ditë para mbledhjes së ministrave të BE-së edhe njëherë bëri thirrje që vendet anëtare të saj ta shpërblejnë avancimin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“E dini se kemi rekomanduar hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, ky proces bazohet në merita, që do të thotë se kur ka avancim ai patjetër duhet të njihet, të inkurajohet dhe mbështetet. Shpresoj se vendet anëtare do ta sjellin vendimin e duhur”, ta Mogerini.

Ajo shtoi se avancimi i Ballkanit Perëndimor është i “impresionuar” duke theksuar nënshkrimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë, si dhe avancimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së nesër në Këshillin e Punëve të Përgjithshme duhet të diskutojnë për zgjerimin edhe për raportet e prillit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Vendimi përfundimtar për negociata me Maqedoninë mund të shtyhet për liderët e BE-së për të enjten, nëse ministrat nesër nuk arrijnë pëlqim.

Diplomati grek: Do të merrni ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa në BE ende është problem

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button