Osmani: Mosmarrja e datës nga BE-ja mund të ketë pasoja ndaj Marrëveshjes

Mosmarrja e datës për negociata inkuadruese me BE-në, do të shkaktonte zhgënjim, por edhe pasoja ndaj implementimit të Marrëveshjes dhe ndaj rezultateve të referendumit, vlerëson zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani.

Në intervistën e sotme për gazetën greke “Realnews”, Osmani thotë se nëse në Samitin e ardhshëm të BE-së nuk sillet vendim për fillimin e negociatave inkuadruese do të zhgënjehen të gjithë që morën pjesë në procesin nga të anët, por “më me rëndësi është zhgënjimi që do të krijohet te forcat politike të cilët pozitivisht e trajtuan marrëveshjen në të dy vendet”.

“Me siguri do të jetë hap i madh prapa lidhur me implementimin shtesë të marrëveshjes, duke vendosur në rrezik rezultatin nga referendumi dhe në mënyrë shtesë do ta rrezikojë mbështetjen për ndryshimet e parapara kushtetuese etj. Vendi ynë është partner i rëndësishëm për BE-në në fushat ku janë siguria, menaxhimi me krizën emigruese dhe ballafaqimi me kërcënimet terroriste, ndërsa vonesa e perspektivës evropiane mund të shkaktojë ecje parapa edhe në këto fushë”, thotë Osmani.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, zëvendëskryeministri i eurointegrimeve, i pyetur për referendumin, thotë se edhe ai është i lidhur me integrimin evropian të vendit, por është i bindur se do të ketë sukses.

“Ekziston dinamikë e fuqishme që të kemi sukses të madh, dhe dëshirojë të shtojë, sukses bindës në referendumin në vjeshtë, Megjithatë, të gjitha palët e involvuara, fqinjët jonë, vendet anëtare të BE-së, NATO-s duhet të mbeten në rrugën pozitive dhe ta konfirmojnë perspektivën integruese të vendit në BE dhe NATO që është korrelacion me vullnetin e trupit të zgjedhur dhe është përfaqësuesi më i fuqishëm i suksesit të referendumit”, sqaron zëvendëskryeministri në intervistën për gazetën greke.

Lidhur me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, mundësia që opozota të ketë ndryshim të pozicionit dhe skenari për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Osmani thotë se për BDI-në zgjedhjet do të kishin rezultat pozitiv lidhur me fuqinë parlamentare, por janë hap pak i pritur lidhur me integrimin e suksesshëm në BE dhe në NATO.

“Ne si Qeveri dhe shumicë politike, kemi vullnet dhe vendosshmëri për t’i ndërmarrë të gjitha vendimet e domosdoshme politike dhe t’i bëjmë hapat që janë të lidhura me suksesin e procesit. jemi të sigurtë se vullneti i shumicës së popullit do të ndikojë në sjelljen e shumicës së deputetëve, që do të votojë në interes të popullit dhe të vendit”, thotë zëvendëskryeminsitri, transmetoi MAI.

Osmani thotë se implementimi i Marrëveshjes do të ketë ndikim pozitiv ndaj dy vendeve dhe shfaqi shpresë se “Greqia do të bëhet aleati ynë më i madh, mbështetësja jonë më e madhe për integrimin e vendit tonë në BE dhe në NATO”.

“Pa Marrëveshjes, sinqerisht shpresoj se dy shtetet do të fillojnë të ndërtojnë atmosferë të fqinjësisë së mirë, e cila pres në çdo mënyrë të zgjerohet në popujt e dy vendeve. Përveç kësaj, jam i sigurtë se do të ektë përparim të rëndësishëm në dy ekonomitë lidhur me rritjen e tregtisë, investimeve, turizmit etj.”, sqaron Bujar Osmani në intervistën për “Realnwes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button