IEP: Maqedonia e 68-ta në indeksin global të paqës

Maqedonia gjendet në vendin e 68-të në Indeksin global për paqë të cilën e matë Instituti për ekonomi dhe paqë, organizatë me seli në Australi dhe SHBA. Indeksi bazohet në 23 kritere mes të cilave janë shkalla e trazirave qytetare, kriminaliteti dhe konsumimi ushtarak, si dhe përzierja në përleshje të armatosuara dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Vendi gjendet në shoqëri të Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Moldovës dhe Serbisë ndonëse këto vende janë më mirë të ranguara në listën. Kroacia sipas këtyre kritereve është vendi më i sigurtë në rajon dhe gjendet në vendin e 35-të. Greqia është më e pasigurtë se Maqedonia dhe gjendet në pozitën e 77-të.

Kërcim më të madh shënon Bullgaria, 39-të, si rezultat i trysnive buxhetore në sferën buxhetore. Edhe Serbia përmirësoi pozitën e saj si rezulztat i stabilitetit politik të kryesuar nga ish-presidenti, Boris Tadiq, qëndron në raportin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button