BE, prona e kriminelëve do të konfiskohet brenda 48 orësh

Bashkimi Evropian (BE) me një rregullore të re mund të konfiskojë apo të ngrijë asetet e kriminelëve në shtetet anëtare brenda 24 orësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Këshilli i Evropës thuhet se Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë arritur në pajtim politik për një rregullore të re e cila do të lehtësojë konfiskimin dhe ngrirjen e aseteve të kriminelëve në shtetet anëtare.

Më tej thuhet se me këtë rregullore të re synohet rritja e luftës kundër financimit të terrorizmit.

Duke bërë të ditur se legjislacioni aktual i BE-së është i pamjaftueshëm, në deklaratë thuhet se me rregulloren e re do të mundësohet konfiskimi dhe ngrirja më e shpejtë e aseteve të kriminelëve brenda kufijve të Unionit.

Asetet mund të konfiskohen brenda 48 orësh

Në deklaratë përfshihet edhe prononcimi e Komisioneres për Drejtësi, Konsumatorë dhe Barazi Gjinore të Komisionit Evropian, Vera Jourova e cila ka thënë se “Aktualisht 99 për qind të përfitimeve nga krimet gjenden në duart e kriminelëve dhe terroristëve. Vendet anëtare duhet të realizojnë një bashkëpunim shumë më të mirë dhe të shpejtë”.

Ajo tha se rregullorja e re do të mundësojë konfiskimin ose ngrirjen e aseteve të kriminelëve brenda 48 orësh.

Kjo marrëveshje politike duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button