Bujar Nishani zgjidhet president i Shqipërisë

Bujar Nishani zgjidhet me 73 vota pro President i Republikës se Shqipërisë. Ne raundin e katërt te votimit, nuk pati rrjedhje votash, ndërkohe qe një deputet votoi kundër, ndërsa dy flete u shpallen te pavlefshme.
 
Kush është Bujar Nishani?

Z.Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani

ARSIMIMI

• Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

• Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

• Në vitin 2005, merr titullin “master”, në Studimet Europiane

EKSPERIENCA NE PUNE

• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;

• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;

• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;

• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;

• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;

• 2005 – Zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqiperise

• Mars 2007 – Shtator 2009 Minister i Brendshëm

• Shtator 2009 – Prill 2011 Minister i Drejtesise

• Prill 2011 e ne vazhdim Minister i Brendshem

JETA DHE VEPRIMTARIA POLITIKE

• Bujar Nishani anëtarsohet në Partinë Demokratike në vitin 1991

• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën

• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike

• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie

GJUHET E HUAJA

• Gjuhet e huaja: Anglisht (rrjedhshem) /noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button