Kacin: Problemi më i madh i Maqedonisë:Gruevski

Jelko Kacin, euro-deputeti slloven dhe nënkryetar i delegacionit për Evropën Juglindore në një intervistë për portalin Shqipmedia, ka folur hapur mbi problemet që Maqedonia ka si shtet dhe kërkon urgjentisht kthjellimin e lidershipit të qeverisë së Maqedonisë drejt rrugës euro-atlantike.
 
Ai mes tjerash deklaron se “Problemi në Maqedoni është lidershipi i cili është i personalizuar me personalitetin e kryeministrit Nikolla Gruevski  dhe duket se ai personalisht nuk është në kërkim për zgjidhjen e këtij problemi”. 

Kacin u shpall persona “non-grata” për qeverinë e Maqedonisë për shkak të kritikave të tij të drejtpërdrejta që i adresoheshin politikës se gabuar evropiane të Maqedonisë.

“Deri sa në Maqedoni të vazhdojë klima anti-Evropiane, unë nuk do të jem i mirëpritur në Maqedoni, të paktën jo nga partia në pushtet dhe sinqerisht nuk shoh ndonjë shpresë që gjërat do të ndryshojnë së shpejti. Deri sa nuk ka qasje të brendshme që të ndryshojnë sendet, atëherë mision është i pamundur”. Jam skeptik se me këtë qeveri Maqedonia do të ndryshojë, ka thënë Kacin.

“Komisioni Evropian, për çdo vit lëshon propozime që të fillohen negociatat me Maqedoninë. BE gjithmonë implementon qasje pozitive. Kur Mali i Zi po bënte një nga trajnimet e fundit mbi kapitullin 23, administratës së Maqedonisë dhe Serbisë u lejua të marrë pjesë si mbikëqyrëse që të shoh se si funksionon. Komisioneri Stefan Fyle, ishte në Shkup për të lansuar dialogun e nivelit të lartë për agjendën e cila është pjesë e procesit të anëtarësimit. Por, deri sa nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e anëtarësimit, ne nuk mund ta detyrojmë askënd, as mazhorancën e as lidershipin e Maqedonisë. Por, problem është tek mediat, sigurisht jo tek vetë mediat, por në politikat që kontrollojnë mediat ka thënë Kacin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button