Breshkat gjigante “divorcohen” pas 115 vjet “martese”

Pas 115 vjet jetese të përbashkët në kopshtin zoologjik të Austrisë, dy breshka gjigante kanë vendosur që secila të shkojë rrugës së vet. Bibi dhe Poldi nuk jetojnë më bashkë në të njëjtin kafaz, kurse opinioni publik këtë ndodhi e ka karakterizuar si “divorc i martesës më të gjatë në botën shtazore”.

Bibi dhe Poldi, të vjetra nga 115 vjet, janë rritur bashkë, kurse nga kopshti zoologjik në Zvicër janë transferuar në Klagenfurt të Austrisë, ku për 36 vjet kanë ndarë të njëjtin kafaz.

Mirëpo, befasisht breshka janë bërë indiferente ndaj njëra-tjetrës dhe u bë e qartë se më nuk u konvenon bashkëjetesa. Kjo ishte arsyeja që punëtorët e kopshtit zoologjik vendosën t’i ndajnë.

Duket se “divorcin” e ka nisur femra Bibi, pasi ia ka ngrënë Poldit një pjesë të mburojës.

“Shihet qartë se më nuk durohen mes vete, e askush nuk e di përse”, deklaroi drejtoresha e kopshtit Helga Hap për gazetën “Austrian Times”.

Si transmeton “Dayli mail”, duket se “divorcin’ e ka nisur breshka femër, pasi i ka ngrënë një copë të mburojës breshkës mashkull. Ajo ka vazhduar me sulme, gjithnjë derisa nuk e kanë transferuar në kafaz tjetër.

Hidhërimi ishte aq i madh sa që as ekspertët për kafshë të egra nuk ia dolën të pajtojnë çiftin. Madje nuk ndihmoi as ushqimi i pasur me afrodiziakë.

“Shumë rrallë ndodh që kafshët të ndahen pas kaq shumë vitesh bashkëjetese. Shpresojmë se do të ribashkohen”, tha drejtoresha Hap.

Lajme të ngjashme

Back to top button