Pak njerëz në protestën e thirrur nga Komitët, para Kuvendit brohoritën “Litar për varje” për Zaevin
“Litar për varje” për Zaevin ishin të bërtiturat që u dëgjuan pranë Kuvendit, nga protestuesit e thirrur nga grupi i tifozëve “Komiti”, të cilët janë kundër nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë në Prespë.
Ekipi i 1Tv raporton se me parulla ofenduese, këngë patriotike dhe të brohoritura “Litar për varje” për Zaevin, u zhvilluan protestat e organizuara nga Komitët, përcjell Portalb.mk.