Biber: Marrëveshja është e mirë, PPE t’u bëjë presion VMRO-DPMNE-së dhe Demokracisë së Re

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është “kompromis i mirë” por zbatimi tij do të jetë i vështirë për shkak të rezistencës së nacionalistëve dhe dobësisë së të dy palëve, vlerëson Florian Biber, profesor i universitetit në Grac dhe koordinator i Grupit këshilldhënës evropian për Ballkanin.

“Suksesi do të varet edhe nga tajmingu i hapave të ardhshme dhe nëse qeveritë do të jenë të afta t’i bindin qytetarët e tyre”, thotë Biber, në intervistë për Ballkanin Perëndimor Evropian.

“Marrëveshja duhet të ratifikohet në dy parlamentet dhe konfirmohet në referendum për ndryshime kushtetuese në Maqedoni, që le hapësirë që opozita në të dy vendet të kundërshtohet gjatë muajve të ardhshme. Biber, thekson se të dy vendet, posaçërisht Greqia, deri tani nuk e kanë përgatitur terrenin dhe tani ballafaqohen me opozitë radikale.

“Këtu, aktorë të jashtëm mund të ndihmojnë me përkrahjen, por do të ndihmonte edhe nëse Partia Popullore Evropiane (PPE) u bën presion anëtarëve të saj Demokracisë së re dhe VMRO-DPMNE-së që të marrin linjë proevropiane, me çka do të përfundojë kontesti”, thekson Biber.

Potencon se ajo që e bën marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës të mirë, është se ofron zgjidhje të përhershme, e jo të përkohshme.

“Me të bëhet qartë me dije se ekzistojnë dy identetite maqedonase, njërin në të cilin mbahen grekët në pjesën veriore të Greqisë dhe njërin maqedonasit, si dhe se të dy mund të bashkëekzistojnë. Marrëveshja parashikon ekzistimin e gjuhës dhe kombit maqedonas dhe vetëm emri i shtetit ndërrohet. Nëse mendojmë për rajonin historik të Maqedonisë, kjo nuk është e pasaktë, edhe pse më preciz do të ishte Maqedonia Veriperëndimore”, thotë Biber në intervistë.

Sipas tij, në ndonjë nivel, vetë fakti se ekziston marrëveshje është ajo që e bën të mirë, pasi gjendja e “status kuos” është opsion më i keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button