Zjarr në apartamentin e De Niro

Një zjarr i rënë në dhomën e lavatriçes, i shkaktuar ndoshta nga një qark i shkurtër, ka përfshirë të gjithë apartamentin e aktorit Robert De Niro.

Bëhet fjalë për apartamentin që aktori ka në një pallat të Nju Jorkut, nga i cili mund të vështrosh pjesën perëndimore të Central Park.

Në zonën në fjalë, në Upper West Side të lagjes së famshme Manhattan, jetojnë edhe shumë yje të kinemasë dhe muzikës si Madonna, Bono Vox, Sting, Diana Ross, Demi Moore, etj.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit, të cilët e kanë braktisur atë duke përdorur shkallët e emergjencës, pasi tymi kishte pushtuar korridoret dhe apartamente të tjera të ndërtesës.

Zjarrfikësit e NY Fire Department kanë ndërhyrë një orë më pas dhe në përfundim të punës kanë deklaruar se nuk ka pasur vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button