ASH: “Republika e Maqedonisë së Veriut”, moment i ri pozitiv që hap rrugë drejt integrimeve
Propozimi i ri për emrin e shtetit “Republika e Maqedonisë së veriut”, që erdhi si rezultat i bisedimeve mes Greqisë dhe Maqedonisë, paraqet një moment të ri pozitiv në gjetjen e zgjidhjes së përhershme të kontestit të emrit mes dy shteteve, që hap rrugë drejt integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike, vlerëson Aleanca për Shqiptarët.
“Ky propozimi është një emërtim i pranueshëm për të gjithë dhe nuk e dëmton realitetin multietnik të Maqedonisë, për dallim nga propozimi paraprak i Qeverisë madje i promovuar nga BDI, që shteti të mbajë një emër me karakter historik dhe fetar. Aleanca për Shqiptarët, në parim e përkrah këtë emër dhe shpreh gatishmëri për ta ratifikuar në Kuvendin e RM-së, si dhe për t’i thënë po Referendumit, përmes së cilit qytetarët do ta japin fjalën e fundit. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë kontribuesit që dhanë ndihmesën e çmueshme për zgjidhjen e kësaj çështje, me theks të veçantë faktorit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për rolin e tyre të rëndësishëm në këtë proces të gjatë për t’i bindur palët për gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët, si dhe për ta ruajtur kohezionin e brendshëm politik të orientimit pro perëndimor të qytetarëve të saj”, thuhet në kumtesë.
Ata thonë se ky është vlerësimi fillestar, sa i përket vetëm propozimit të emrit të ri të Maqedonisë, ndërsa për detajet e brendshme të marrëveshjes, “që tani për tani janë dhënë vetëm në formë deklarative, do të prononcohemi pasi ta kemi në dorë marrëveshjen me të gjitha detajet që do ta rregullojnë edhe çështjen e shtetësisë dhe përkatësisë kombëtare të shqiptarëve dhe të tjerëve”.
- LEXO: Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)
- LEXO: Cipras: Është arritur marrëveshje e mirë, janë përmbushur kërkesat për ndryshim të kushtetutës dhe erga omnes
- LEXO: Mickoski: Sot është një ditë e vështirë për Maqedoninë
- LEXO: Grubi: Janë hequr pengesat për anëtarësim në BE dhe NATO
- LEXO: Andov: Me këtë tregohet se Maqedonia nuk është vetëm greke, por ekziston edhe Republika e Maqedonisë
- LEXO: Nimic: Ishte nder të jem ndërmjetësues mes dy vendeve, uroj për përfundimin e suksesshëm të negociatave
- LEXO: RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit
- LEXO: Basha për emrin e Maqedonisë: Tashmë meriton pranimin në NATO
- LEXO: Guteresh përshëndeti marrëveshjen për çështjen e emrit
- LEXO: SHBA uron zyrtarisht marrëveshjen për “Republikën e Maqedonisë së Veriut”
- LEXO: Çekia, Sllovakia dhe Polonia: Të kënaqur nga zgjidhja mes Greqisë dhe Maqedonisë
- LEXO: Stoltenberg: Zgjidhja e çështjes së emrit e hap rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s
- LEXO: Svilanoviq: BE dhe NATO duhet të jenë të vendosur siç ishin Zaev dhe Cipras
- LEXO: Austria e përshëndet marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës
- LEXO: Skandal në vilën e presidentit, Ivanov i ka përzënë Zaevin dhe Dimitrovin
- LEXO: Mickoski kërkon takime urgjente me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev
- LEXO: Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Mogherini përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë