MPJ e Kosovës: Maqedonia dhe Greqia arritën marrëveshje historike
Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit do t’i kontribuojë forcimit të paqes në rajon, thuhet në urimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës drejtuar dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Cipras.
Në një komunikatë nga MPJ e Kosovës thuhet se Kosova e ka mirëpritur këtë marrëveshje historike në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton REL.
“MPJ konsideron se arritja e kësaj marrëveshjeje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok, mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira”, thuhet në komunikatë.
Shkupi dhe Athina janë pajtuar të martën që Maqedonia e Veriut të jetë emri i ri i Maqedonisë.
Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, zhbllokon procesin e integrimit të këtij vendi në NATO dhe BE dhe me këtë zgjidhet kontesti prej dy dekadash e gjysmë.
Marrëveshja mes dy shteteve pritet të nënshkruhet gjatë fundjavës në Prespë të Greqisë dhe më pas ajo do të ratifikohet nga kuvendet e të dyja shteteve.
- LEXO: Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)
- LEXO: Cipras: Është arritur marrëveshje e mirë, janë përmbushur kërkesat për ndryshim të kushtetutës dhe erga omnes
- LEXO: Grubi: Janë hequr pengesat për anëtarësim në BE dhe NATO
- LEXO: Andov: Me këtë tregohet se Maqedonia nuk është vetëm greke, por ekziston edhe Republika e Maqedonisë
- LEXO: Nimic: Ishte nder të jem ndërmjetësues mes dy vendeve, uroj për përfundimin e suksesshëm të negociatave
- LEXO: RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit
- LEXO: Basha për emrin e Maqedonisë: Tashmë meriton pranimin në NATO
- LEXO: Guteresh përshëndeti marrëveshjen për çështjen e emrit
- LEXO: SHBA uron zyrtarisht marrëveshjen për “Republikën e Maqedonisë së Veriut”
- LEXO: Çekia, Sllovakia dhe Polonia: Të kënaqur nga zgjidhja mes Greqisë dhe Maqedonisë
- LEXO: Stoltenberg: Zgjidhja e çështjes së emrit e hap rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s
- LEXO: Svilanoviq: BE dhe NATO duhet të jenë të vendosur siç ishin Zaev dhe Cipras
- LEXO: Skandal në vilën e presidentit, Ivanov i ka përzënë Zaevin dhe Dimitrovin
- LEXO: Mickoski kërkon takime urgjente me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev
- LEXO: Rama: Zgjidhja e emrit nuk mund të përjashtojë dakordsinë e faktorit shqiptar
- LEXO: Qeveria deklarohet për versionin shqip të emrit të Maqedonisë
- LEXO: Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Mogherini përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë