Absolventët e USHT-së e kremtuan përfundimin e studimeve

Absolventët e USHT-së, me ekskursionin dy ditësh në Ohër e shënuan përfundimin e arsimimit të tyre universitar.

Absolventët, në mbrëmjen më të hareshme të tyre, me praninë e tij i nderoi edhe Prorektori për shkencë i USHT-së, Doc. dr. Vullnet Ameti, i cili duke ju drejtuar atyre, në mes tjerash theksoi se kjo ngjarje shënon të arriturën më të madhe që synon secili institucion i arsimit sipëror, që gjeneratat e reja të studentëve ta nisin rrugën e tyre të re në ushtrimin e profesionit dhe vënien në praktikë të diturive të fituara gjatë studimeve universitare.

“Mbarimi i studimeve të një gjenerate studentësh është e arritura më e madhe që realizon një universitet, kur gjeneratat e reja të studentëve të diplomuar e fillojnë një rrugë të re në jetën e tyre, me ushtrimin e profesionit dhe zbatimin e diturive të fituara gjatë studimeve në institucionet e arsimit të lartë”, theksoi në mes tjerash Prorektori Ameti.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, i cili u dëshiroi atyre suksese të mëtutjeshme në jetë, pasi në këtë mënyrë do ta nderojnë edhe USHT-së, si institucion ku u pajisën me arsimim universitar. Për argëtimin e absolventëve gjatë dy dytëve të kaluara, në Ohër, u përkujdesën emrat e njohur të estradës shqiptare, si: Labinot Tahiri – LABI dhe Violeta Kajtazi,. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button