Meta-Thaçi: Kombi ynë ka përfituar nga era evropiane

Kreu i LSI-së Ilir Meta është takuar sot me kreun e PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Meta theksoi se ky takim është një mënyrë e rëndësishme për të forcuar dialogun mes dy forcave politike ndërsa shtoi se kombi shqiptar ka përfituar më shumë se çdo komb tjetër nga era e re evropiane.

“Kombi që ka përfituar më shumë nga era e re evropiane është kombi ynë dhe këtë e tregon fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe synon të marrë statusin, fakti që Kosova është e pavarur dhe po shkon drejt njohjeve dhe shqiptarët në Maqedoni po përpiqen të ecin drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë evropiane” shtoi Meta.

Sipas Metës, anëtarësimi Maqedonisë në BE dhe NATO do t`i shërbejnë sigurisë së rajonit ndërsa shtoi duke shtuar se edhe Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar por qytetarët e saj duhet të lëvizin lirshëm pa viza./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button